Prapaskena ka siguruar foton e familjes Prenga e cila u përfshi në aksident në ‘Rrugën e Kombit’ ku si pasojë, humbën jetën babë e bir.
Në aksident humbi jetën Shkurt Prenga, dhe djali i tij në moshën 3-vjeçare. I mituri ka humbur jetën në vend, ndërkohë që babai i tij, edhe pse u transmetua në spital nuk arriti që të mbijetoj.
Ndërkohë nëna e të voglit aktualisht ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor.
Po ashtu i lënduar në aksident ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” që u pëplas me mjetin tip “Opel” ku ndodhej familja Prenga.