Kompania e shërbimit ligjor ‘KALO & ASSOCIATES’ i paguan Constantin von Alvensleben nga 17 milionë lekë në muaj. Constantin von Alvensleben është edhe drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kompania ‘KALO & ASSOCIATES’ është themeluar nga Përparim Kalo, i cili sot është anëtar i Gjykatës së Kushtetuese.
Kompania, e cila ofron shërbime ligjore në fusha të ndryshme të së drejtës në Shqipëri dhe Kosovë është drejtuar për 26 vite nga Kalo.
E çuditshme është lidhja mes Kalos dhe gjermanit Constantin von Alvensleben. Më i çuditshëm është fakti se gjermani paguhet për pozicionin drejtor ekzekutiv në transport në një kompani që merret me shërbime ligjore.
Constantin von Alvensleben në Shqipëri figuron se paguhet vetëm nga një burim, që është pikërisht kompania e themeluar nga Kalo, i cili me siguri e ka kaluar në emër të dikujt të besuar, për shkak të pozicionit në Gjykatën Kushtetuese.
Studioja e ligjore e Kalos figuron me 20 punonjës, ku 9 prej tyre kanë paga mbi 1 milionë lekë në muaj e deri në 18 milionë lekë.
Njëri prej tyre është edhe Constantin von Alvensleben i lakuar më parë për pazare me Gjin Gjonin dhe Elton Haxhin, për të mbajtur larg amerikanët nga Rinasi.