Pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Milot-Rubik ku humbi jetën një 3-vjeçar, policia ka reaguar përmes njoftimit zyrtar duke thënë detaje mbi aksidentin.
Raportohet se automjeti tip ‘Benz’ është përplasur me një “Opel” ku si pasojë humbi jetën vogëlushi.
Ai po udhëtonte bashkë me prindërit, ndërsa makina u përfshi nga flakët.
Njoftimi i policisë:
Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .
Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.