Pasuria e Belindit të “Foltores”, me vëllain këshilltar te Belinda e “Rilindjes”

Pa Kategori

Publikuar: 25/12/2021

Pasuria e Belindit të “Foltores”, me vëllain këshilltar te Belinda e “Rilindjes”

Skandali i publikimit të pagave, përveç pabarazisë social-financiare, i çorri maskën dhe hipokrizisë së disa politikanëve, që nëpër media e “Foltore”, dalin ulërijnë për varfërinë e popullit, ndërsa familjarët e tyre i kanë të zhytur në “grazhdin” e qeverisë që vjedhin e shkaktojnë varfëri.

Ky sekret i doli dhe deputetit të PD e prej 3 muajsh të “Foltores”, Belind Këlliçi, vëllai i të cilit Reshard Këlliçi, ka marrë pagë mbi 1.8 milionë lekë në muaj, si këshilltar gazi i ministres së Infrastrukturë- Energjisë, Belinda Balluku.

Referuar deklaratës pasurore të Belind Këlliçit, kuptohet qartë se me kthimin nga SHBA për t’i shërbyer Shqipërisë, në postin si këshilltar i ministres Belinda Balluku, ai e paska marrë “më qafë” fiananciarisht deputetin.

Sipas deklaratës pasurore, rezulton se për të marrë një pagë mujore 1.8 milionë lekë si këshilltar, vëllai i deputetit paska lënë punën me aq shumë të ardhura financiare në Amerikë, sa i paska dërguar mijëra dollarë dhuratë.

Ja deklarimi i deputetit Belind Këlliçi edhe për çeqet dhuratë, që i ka bërë vëllai i punësuar te Belinda Balluku:

– Tokë-pemëtore më sipërfaqe 1000 m2 në Ibë të Poshtme-Tiranë, blerë 4.7 milionë lekë nga kursimet personale, 100% në pronësi.
– Makinë personale tip “BMW” me vlerë 13 mijë e 800 Euro, blerë me kursime personale familjare, të cilën do ta shesë dhe do blejë një makinë tjetër me vlerë 15 mijë e 600 Euro.
– Llogari bankare 14 milionë lekë, kursime nga paga.
– Llogari bankare 18 mijë e 659 USD, kursime nga paga dhe dhurime nga familja, shumica nga vëllai në SHBA.
– Llogari bankare 44 mijë e 145 USD, kursime nga paga dhe dhurime nga familja, shumica nga vëllai në SHBA.
– Gjendje Cash 14 mijë USD, kursime nga paga dhe dhurime nga familja, kompensim prone dhe shumica nga vëllai në SHBA.
-Të ardhura 6.7 milionë lekë të vjetra nga paga në PD për periudhën 1 janar-9 shtator 2021, në detyrën Drejtor Departamenti me pagë mujore bruto 1 milion lekë të vjetra.

Mirëpo, ndërsa Belind Këlliçi ka deklaruar milionat që i ka dhuruar familja e vëllai, nuk ka deklaruar pasuritë e familjarëve dhe të fejuarës Anna Artan Shkreli, si person i lidhur me ta, paçka se e detyron ligji.

Kursimet e këtij deputeti janë në vlera të mëdha, duke ditur se në ka punuar vetëm afro 2 vite inspektor turizimi në Ministri dhe 4 vite nëpunës në Bashkinë e Tiranës, kur kryebashkiak ishte “armiku” Lulzim Basha.

Saktësojmë se dhe prindërit e deputetit, paskan patur aq shumë të ardhura, sa përveç dhuratave mijëra Euro, i kanë paguar dhe 4 vite studime të larta në “COPPIN STATE UNIVERSITY” në Baltimore Maryland-SHBA, ku vetëm fatura financiare për 1 vit mësimor është afro 30 mijë USD./Pamfleti