Korrupsion në shëndetësi/ Janis Karathano i ‘Pegasus’ mboloi me para nënën e ish drejtoreshës Shpresa Bello; mori qindra milionë euro koncensione dhe tendera

Pa Kategori

Publikuar: 25/12/2021

Korrupsion në shëndetësi/ Janis Karathano i ‘Pegasus’ mboloi me para nënën e ish drejtoreshës Shpresa Bello; mori qindra milionë euro koncensione dhe tendera

Paratë publike që vjedh banda e hajdutëve me kollare në shëndetësi nuk ndahen më të gjitha me çanta dhe zarfe, por pastrohen me letra.

Klientët që marrin tenderat dhe koncensionet korruptive në shëndetësi, mbulojnë me para familjarët e drejtuesve të shëndetësisë, duke i punësuar në kompanitë e tyre dhe duke u dhënë paga marramendëse deri në 30 mijë USD në muaj dhe bonuse mbi 100 mijë euro në vit për performancë të mirë.

Publikimi i listës së pagave ka nxjerrë në pah skemën e ndarjes së parave që vidhen në shëndetësi nën propagandën e Bablokut. Nuk kuptohet se çfarë pret tjetër SPAK për të vepruar siç operoi me inceneratorin e Elbasanit.

Sot po ndalemi në një rast konkret se si përfituesi i miliarda lekëve në shëndetësi Janis Karathano i ka dhënë qindra mijëra euro Shpresa Bellos, e cila mbante detyrën e Drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Oligarku i ilaçeve Janis Karathano është pronar i kompanisë farmaceotike ‘Pegasus’, pas të cilës fshihen kompani të tjera të dyshimta të regjistruara në Holandë, përmes të cilave përlahen dhjetëra milionë euro nga paratë publike, me tendera dhe koncesione korruptive, duke përfunduar në parajsa fiskale.

Janis Karathano me Pegasus ka marrë koncesionin e dyshimtë të shërbimit të laboratorëve me vlerë mbi 100 milionë USD, që është koncesioni i katërt në shëndetësi pas Check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të sallave kirurgjikale. Katër koncensionet me kosto qindra milionë euro mbajnë vulën e ikonës së korrupsionit Ilir Beqaj, të cilin Edi Rama e emëroi së fundmi në krye të donacione të huaja, duke i varur ujkut mëlçitë në qafë.

Pegasus ka marrë edhe koncesionin 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve. Kompania e Janis Karathano ka marrë gjithashtu miliona euro tendera në shëndetësi, pa garë ose me garë formale, gjithnjë me pazar në tavolinë, për furnizim me materiale mjekësore.

Janis Karathano ka lidhje interesash me Vilma Nushin, përfutesen e koncesionit korruptiv të Check-Up-it. Karathano i ka dhuruar Vilma Nushit paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Vilma Nushi në këmbim ka blerë tek firma ‘Pegasus’ i Karatjanos të gjithë reagentët që i duheshin për shërbimin mashtrues të propaganduar nga Rama dhe Beqaj.

Kompania Pegasos ka marrë gjoja në punë Nazife Bellon, të cilës i paguan një rrogë marramendëse me vlerë rreth 30 mijë USD në muaj, për pozicionin analist menaxhimi.

Përveç rrogës që kap shifrën e mbi 350 milionë lekë në vit, Janis Karathano i ka dhënë shpërblim mbi 100 mijë euro vetëm gjatë një viti Nazife Bellos, për gjoja performancë të lartë në punë.

Në fakt ‘performanca’ e Nazife Bellos është roli i të bijës si Shpresa Bello si drejtoreshë e rëndësishme në shëndetësi, pjesë e punëve të zeza të Ilir Beqajt.

Ndryshe, Janis Karathano nuk do ta qaste Nazife Bellon as për të pastruar pluhurin e xhamave.

Nazife Bello është nëna e Shpresa Bellos. Kjo e fundit ka mbajtur fuknsionin e Drejtoreshës aktuale të Farmaceutikës në Ministrinë e Shendetësisë.

Kjo drejtori ka në dorë autorizimin për zhdoganimin e barnave dhe importinin e tyre, ka rol në koncesione dhe tendera, pra është një nyje e rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë.

Është e qartë se Janis Karathano i ka dhënë qindra mijëra euro Shpresa Bellos përmes nënës së saj, në këmbim të influencave korruptive dhe klienteliste si drejtoreshë.

Pyetja që lind natyrshëm është; Sa para u ka dhënë Karathano ‘peshqëve’ të mëdhenj të shëndetësisë Beqaj-Manastirliu-Joti, për tenderat dhe koncensionet korruptive?

Po përfituesit e tjerë të parave në shëndetësi sa kanë dhënë dhe në ç’formë i kanë ndarë paratë e përfituara padrejtësisht?! / Pamfleti