Zjarr në një servis televizorësh/ Pronari i biznesit në spital me plagë nga djegia

Pa Kategori

Publikuar: 24/12/2021

Zjarr në një servis televizorësh/ Pronari i biznesit në spital me plagë nga djegia

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një dyqan në lagjen “Iliria” në qyrtetin e Durrësit mbrëmjen që lamë pas.

Burimet bëjnë me dije se zjarri në një servis televizorësh ra rreth orës dy të natës.

Është dashur ndërhyrja e katër mjeteve të zjarrfikëses me 12 efektivë për të shuar flakët e zjarrit, pas tre orësh ‘luftë’ me të.

Mësohet se pronari i dyqanit ka pësuar lëndime dhe djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Shkaku i zjarrit paraprakisht dyshohet të jetë bërë një shkendijë elektrike nga rrjeti brenda dyqanit.