Një tjetër skandal është bërë publik ditën e sotme, ku pas publikimit të të dhënave personale, si paga, ID, apo numrat e telefonit, ka dalë edhe lista e targave të makinave.
Mësohet se në një databazë janë listuar targat e makinës bashkë me emrin e pronarit, të cilit i përket automjeti.
Siç mund të shihet edhe më poshtë, lista është e ndarë në disa kolona, ku përmban të dhënat mbi targat, modelin e automjetit, tipin e makinës, ngjyrën, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.
Databaza që po qarkullon, është lista e 530 452 qytetarëve, të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.