Në vigjilje të Krishtlindjeve/ Massafra: Gëzuar! Janullatos: Nuk jemi vetëm! Nikolla: Shpresa fiton mbi vështirësitë! Meta: Festa që na bashkon të gjithë

Pa Kategori

Publikuar: 24/12/2021

Në vigjilje të Krishtlindjeve/ Massafra: Gëzuar! Janullatos: Nuk jemi vetëm! Nikolla: Shpresa fiton mbi vështirësitë! Meta: Festa që na bashkon të gjithë

Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve. Mesazhe paqeje dhe bujarie kanë dhënë sot edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot. Një mesazh dha sot nga Shkodra edhe Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës, i cili uri besimtarët.

Presidenti Ilir Meta bën thirrje për solidaritet dhe kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për përkrahje.

Në këtë datë të veçantë për besimtarët e krishterë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se kjo është një ditë kur gëzimi mund hidhërimin dhe shpresa fiton mbi vështirësitë.