Prapaskena

Vritet 35-vjeçari në Kodër Kamëz, dyshohet se u qëllua me silenciator! Viktima u gjet brenda një makine me targa të huaja! Policia rrethon zonën

Publikuar: 23/12/2021

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Kodër Kamëz. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 35-vjeçari me inicialet C.K.

Të njëjtat burime raportojnë se viktima është gjetur në një makinë me targa të huaja. Shkaqet dhe rrethanat e krimit mbeten ende të paqarta.

Sa i përket vrasjes, dyshohet se është kryer me një armë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

 



Më të lexuarat