Shkëlzen Berisha arrestohet në Zvicër me një çantë me para?

Pa Kategori

Publikuar: 23/12/2021

Shkëlzen Berisha arrestohet në Zvicër me një çantë me para?

I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, ka udhëtuar sot drejt Zvicrës, por ai është bllokuar nga autoritetet e aeroportit të Gjenevës.

Shkëlzeni është kontrolluar për 15 minuta nga autoritet zvicerane dhe më pas është shoqëruar në një zyrë.

Pati dyshime se Shkëlzen Berisha ishte arrestuar me një çantë me para.

Por Shkëlzeni reagoi duke thënë se kishte bërë test për covid. Ai thotë se është lënë i lirë. Por, ky version mund të mos jetë i vërtetë, pasi testi i covidit bëhet para nisjes me avion.

Shkëlzen Berisha akuzohet si i implikuar në Gërdec, në aferën CEZ, për pastrim parash dhe si pjesë e korrupsionit të Sali Berishës. Shkëlzeni është në listën e zezë të SHBA. Nuk dihet në ka apo jo një urdhër ndalimi për të.