Konfirmohen rasti i parë me variantin “Omicron” në Shqipëri

Pa Kategori

Publikuar: 23/12/2021

Konfirmohen rasti i parë me variantin “Omicron” në Shqipëri

“Omicron” mbërrin në Shqipëri.

Varianti i fundit i koronavirusit ndodhet në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy raste. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mëngjesin e sotëm, gjatë daljes publike.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta. Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani.