Ishte shpallur i humbur, gjendet i vdekur brenda makinës në Dimal

Pa Kategori

Publikuar: 23/12/2021

Ishte shpallur i humbur, gjendet i vdekur brenda makinës në Dimal

Një 63-vjeçar shqiptar është gjetur mbrëmjen e djeshme i vdekur brenda makinës së tij. Viktima është me inicialet V. N. banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, por pa jetë u gjet në fshatin Qamicë, Dimal.

Nga këqyrja paraprake, policia thekson se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë pasi familjarët kishin bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa një ditë përpara se të gjendej i vdekur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.