Rrugët e Rilindjes Demokratike me Partinë Demokratike mesa duket janë ndarë pas përplajses së fundit të Lulzim Bashës me Sali Berishën.
Prej ditësh organi mediatik i PD-së nuk ka postuar asnjë lajm në lidhje me zhvillimet që po ndodhin brenda PD-së, ndërsa mendohet se ish-përdoruesve të faqes së Rilindjes Demokratike në facebook mund t’u kenë hequr aksesin, ashtu siç ndodhi edhe me llogarinë e LDG-së.
Ndërkohë, në facebook është hapur një tjetër llogari me emrin “RD News”, e cila ka marrë emrin dhe logon e Rilindjes Demokratike, çfarë të bën të mendosh se kjo faqe përdoret nga të njëjtët persona që publikonin lajme në faqen e parë të RD-së.