Fatmir Mediu bleu vilë me kredi shtetërore si i pastrehë; gruaja ikën nga ministria, blen biznes parfumesh  

Pa Kategori

Publikuar: 22/12/2021

Fatmir Mediu bleu vilë me kredi shtetërore si i pastrehë; gruaja ikën nga ministria, blen biznes parfumesh  

Në radhët e pushtetarëve abuzues, të cilët kanë shfrytëzuar pushtetin, influencat dhe lidhjet politike për të përfituar kredi shtetërore si i pastrehë, është edhe Fatmir Mediu, aktualisht nën hetim nga SPAK për Gërdecin. Por ndryshe nga shokët e tij që kanë blerë apartamente, ish ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit të Berishës, Fatmir Mediu ka blerë një vilë me kredi të butë gjoja si i pastrehë. Bëhet fjalër një vilë në Kavajë me sipërfaqe 292 m2 truall dhe 135 m2 ndërtesë. Mediu e ka daklaruar vilën 62 mijë USD, por vlera e saj reale është disa herë më shumë.

Për të blerë vilën, Mediu ka marrë 50 milionë lekë kredi të butë nga shteti me vendim qeverie në 2003, ndërsa diferencën e ka shtuar nga kursimet.

Ish ministri ka pasur një banesë tjetër në Tiranë kur ka përfituar kredinë e butë si i pastrehë. Mediu deklaron edhe një apartament 191 m2 në Tiranë, pa specifikuar vlerën. Por, nga ana tjetër Fatmir Mediu ka shpenzuar rreth 40 mijë USD në vit për shkollimin e vajzës në SHBA. Nuk dihet se ku i ka marrë ish ministri i Gërdecit këto para, pasi paga e tij dhe e bashkëshortes, të marra së bashku, nuk e mbulojnë këtë shumë të shpenzuar.

Bashkëshortja e Mediu, Zhuljeta Mediu është paguar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si përgjegjëse sektori, duke marrë 760 USD në muaj, ndërsa vajzën e ka punësuar në ISSH.

Në vitin 2021, Zhuljeta Mediu nuk rezulton më e punësuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi i ka hyrë biznesit të parfumeve. Zonja Mediu ka blerë 50 % të aksioneve të një kompanie që shet parfume. Familjarët e Mediut marrin paga edhe nga kompanitë e oligarkut të miellit, Fiqiri Ismaili./Pamfleti