Berisha: Kuvendi i Bashës u mbush me universitetin e Çilit, socialistë dhe delinkuentë

Pa Kategori

Publikuar: 21/12/2021

Berisha: Kuvendi i Bashës u mbush me universitetin e Çilit, socialistë dhe delinkuentë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar të Lulzim Bashës që mblodhi në 18 Dhjetor. Lideri historik i PD-së që kërkon rikthimin në krye të partisë u shpreh sot nga selia blu se Pallati i Kongreseve ka një kapacitet vetëm 1958 karrige duke rrëzuar pretendimin e PD-së zyrtare se aty ishin 5004 delegatë.

Më pas, Berisha u shpreh se Pallati i Kongreseve në Kuvendin e thirrur nga Basha ishte i mbushur me universitetin e Henri Çilit, ish-kryetar bashkie socialistë me dy mandate dhe delinkuentë.

“5004 delegatët ishin një imagjinatë haluçinante e sëmurë. Në një sallë ku njëri nga kolegët tuaj numëroi cdo karrige të saj dhe kishte 1958 karrige. Anti-Kuvendi nuk kishte kuorum, ishte i mbushur me familjarë, bota e krimit ishte e pranishme aty.

E njihni ju një farë Henri Çili, e keni harruar? Personazhi më i shpeshtë në media, gjersa u ndrydh në banesë pasi i ofroi njërit prej drejtuesve më kryesorë të drejtësisë 500 mijë për një favor në gjykatë dhe kjo çështje u mbyll. Ai nisi falangat nga ai universitet për turpin e tij, njerëz që nuk kanë qenë kurrë as në parti as delegatë për të plotësuar numrin 1958.

Për të thënë ish-kryetar bashkie socialistë edhe me dy mandate dhe disa delinkuentë të tjerë” tha Berisha.