Detaje të reja nga atentati me tritol në Vlorë, dyshohet se 33-vjeçari u ndoq për 12 orë. 20 të shoqëruar

Pa Kategori

Publikuar: 20/12/2021

Detaje të reja nga atentati me tritol në Vlorë, dyshohet se 33-vjeçari u ndoq për 12 orë. 20 të shoqëruar

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat rreth 20 persona ditën e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lidhje me atentatin me tritol ku mbeti i plagosur rëndë Indrit Sadedini, 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi pasditen e 19 dhjetorit 2021.

Tritoli ishte vendosur në hyrje të garazhit të pallatit ku Sadedini jetonte.

Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar persona të cilët kanë qenë në momentin e shpërthimit në vendin e ngjarjes, familjarë, shokë, të afërt dhe te tjerë me të cilët mund të ketë patur konflikt. Deri tani policia nuk ka një të dyshuar kryesor.

I dëmtuari, baba i një fëmije njihet në Vlorë si lidhje shoqërore e, Isuf Brahimaj, i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë.

Mendohet se sasia e tritolit të vendosur ishte rreth 500 gram dhe i është vendosur gjatë mbrëmjes të së shtunës, 18 dhjetor ose orëve të para të mëngjesit duke u fshehur në hyrje të garazhit të Endrit Sadedinit, teksa për më tepër se 12 orë 33 vjeçcari është ndjekur për të pritur momentin e duhur se kur do goditej.

Tritoli ishte i lidhur me aparat celular në mënyrë që të kishte komandë kur do shpërthehej.

Pista kryesor mbetet që një automjet ta ketë vëzhguar dhe të ketë patur informacion kur kthehej për të marrë makinën, por nuk përjashtohet as fakti që autori apo autorët të kenë lëvizur edhe në këmbë për mos tu pikasur.