Kryedemokrati Lulzim Basha ka ironizuar referendumin e sotëm, i mbledhur kundër tij, duke u shprehur se qëllimi i vetëm ishte hipja mbi kofanon e mjetit të tij.
Pas mbledhjes së Kryesisë, në deklaratën e tij për mediat, Basha nuk e kurseu ironinë ndaj dhëndrit të ish-kryeminstrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili edhe përshëndeti me dy gishtat lart.
Paska pasur dëm edhe ndaj veturës që merr PD me qera për Kryetarin. Të thërrasësh referendum se do të hipësh në pushtet, por në fakt hipën në veturën e kryetarit ësht paska tallje me demokratët. Edhe një herë dua t’ua bëj të qartë edhe për kulturë demokratike që nuk ka sot asnjë proces Partia Demokratike, përveç Kuvendit Kombëtar ku morën pjesë 5004 delegatë. Gjithçka tjetër ishte pretekst për të hipur mbi veturë. Nuk ua marrë për keq, se kam hipur gjatë gjithë fushatës, siç e keni parë, mbi kofanon e veturës. Kështu që të rini të qetë, dëmi i vetëm i kësaj tollovitjeje të sotme që u bë për të shfokusuar vëmendjen nga një ngjarje madhore politike dhe e vetmja ngjarje politike të Partisë Demokratike, që ishte Kuvendi Kombëtar, ishte hipja mbi kofano. Po ngaqë kam hipur dhe vet mbi kofano, më duket se edhe këtë s’na e mbulojnë sigurimet Astrit,”-u shpreh Basha.