I bie zjarr në banesë, humb jetën 61-vjeçari në Kolonjë

Pa Kategori

Publikuar: 18/12/2021

I bie zjarr në banesë, humb jetën 61-vjeçari në Kolonjë

Një 61-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij.

Raportohet se rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.