Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD, Basha mesazh: Nesër zgjedhim të ardhmen

Pa Kategori

Publikuar: 17/12/2021

Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD, Basha mesazh: Nesër zgjedhim të ardhmen

Një ditë para mbajtjes së Kongresit Kombëtar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se këtë të shtunë demokratët ‘zgjedhin të ardhmen’. Ai ka postuar një video nga Kuvendi i mëparshëm i PD, ndërsa njoftohet se nesër Kuvendi do të mbahet te Pallati i Kongreseve dhe punimet fillojnë në orën 11:00.

Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Nesër në të gjithë degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.

Ndërkohë PD është tashmë me dy statute në Gjykatën e Tiranës, njëri i dorëzuar nga Lulzim Basha 3 ditë më parë për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, dhe një tjetër dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrim statutin e ri të miratuar në Kuvendin e Berishës.