Prapaskena

Vrasja e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, dalin para Gjykatës 3 të arrestuarit. Gjykata rrethohet me forca të shumta policie

Publikuar: 15/12/2021

Kanë mbërritur në Gjykatën e Kurbinit 3 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Rapik Roli në Sanxhak të Kurbinit.

Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhaj (Beleshi) do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë.

Për të garantuar sigurinë ambientet e Gjykatës janë rrethuar nga forca të shumta policie.

Rakip Rroli mbeti i vrarë më 10 dhjetor në Sanxhak të Kurbinit. Ai ishte duke lëvizur me makinë kur u autorët i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri plumbash.

55-vjeçari mori 7 plumba duke gjetur vdekjen e menjëhershme.



Më të lexuarat