Qendra për Punë Sociale i ka dërguar në strehimore dy fëmijët e familjes Rexhepi. Vajza dhe djali i Ismajl Rexhepit, 9 dhe 12 vjeç, u larguan nga prindërit e tyre në strehimoren “Shpresa” në Prishtinë.
Por babai i tyre me lot në sy kërkon ndihmë për të marrë sërish fëmijët e tij. Gjatë një intervistë për “T7”, ai ka përsëritur thirrjen e tij, duke u treguar edhe kushtet e shtëpisë ku jeton në Llap të Kosovës.
“Unë rrogën e kam të mirë jam tu punu, për këta fëmijë, edhe gjithmonë dëshirat ua kam plotësu. Ju lutem me m’i kthy fëmijët, se po më lënë mendtë për ta,”- tha babai i tyre.
Megjithatë policia e Kosovës këmbëngul u tha se kushtet ku jetojnë fëmijët janë minimale dhe të papërshtatshme për jetesë.