Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka “shpërthyer” me akuza të forta drejtuar Lulzim Bashës të cilin e akuzoi si përgjegjës kryesor të dhunës verbale e fizike ndaj grave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD-së.
Në një postim në Facebook, Topalli shkruan se kjo sjellje e Bashës vjen për tu hakmarrë ndaj rreth 5 mijë delegatëve që votuan shkarkimin e tij në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Jozefina Topalli:
I pa afte per t’u turperuar!
Dhuna verbale dhe fizike e deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje .
Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik;
Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:
Eshte sjellja prej frikacakut te dhunshem te mbushur me ligesi.
Koha jote mbaroi Lul!