SPAK po i gjan çdo ditë e më shumë prokurorisë së Adriatik Llallës, ‘deles’ së Ilir Metës dhe Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA, i dënuar për fshehje pasurie dhe sot në arrest. Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnē publikisht procedimin dhe arrestimin e Sali Berishës i shpallur në listën e zezë si politikani më i korruptuar në Ballkan, SPAK po mbyll disa nga dosjet për fshehje pasurie.
Ditët e fundit, Prokurori Dritan Prençi ka mbyllur dosjen e anëtares së Komisionit të Vetingut, Brunilda Bekteshi, e akuzuar për fshehjen e një apartamenti dhe falsifikim dokumentesh. Premçi e mbajti dosjen e Bekteshit një vit në dorë dhe kur publiku pothuajse e kishte harruar si çështje, befas ka kërkuar mbylljen e dosjes.
Sipas argumentimit të Dritan Prençit, gjatë hetimeve të kryera për Bekteshin, nuk ka rezultuar ndonjë element i veprës penale të fshehjes së pasurisë.
Në kërkesën për pushimin e dosjes, Premçi është shprehur se: “…në lidhje me plotësimin e deklaratës nga subjekti Brunilda Bekteshi në vitin 2017, “deklaratë e interesave private para fillimit të detyrës”, rezulton se nga ana e subjektit ka patur pasaktësi në referimin e kontratës së krijimit të pasurisë, gjë që është korigjuar dhe saktësuar në shpjegimet e dhëna nga vetë subjekti deklarues në ILDKPKI, shoqëruar me dokumentacionin vërtetues…”.
Të njëjtin argument që ka përdorur Prençi në kërkesën për pushim, ka përdorur dhe Brunilda Bekteshi kur është marë në pyetje nga SPAK në dhjetor 2020.
“…në lidhje me plotësimin e formularit të deklarimit të pasurisë para fillimit të detyrës si Komisionere pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, unë e kam deklaruar pasurinë apartament të vetëm që kam disponuar dhe disponoj aktualisht. Por kam patur një pasaktësi në referimin e kontratës të fitimit të kësaj pasurie, për të cilën unë kam dhënë shpjegime sqaruese pranë ILDKPKI-së, kur kam dorëzuar deklaratën e pasurisë për vitin 2019, të mbështetur në dokumentacion, duke saktësuar çdo rrethanë në lidhje me këtë situatë dhe pasurinë time…”.
Në dëshminë e saj, Bekteshi sqaron se e ka blerë apartamentin me kursimet e saj plus një kredi të marrë, por ajo tregon se ka punuar vetëm në OSHEE. Ndërkohë gjatë kohës së qëndrimit të saj në Turqi, pasi burrin e ka diplomat, Bekteshi thotë se ka qëndruar në shtëpi e papunë si sulltaneshë “Hyremi”, duke u marrë vetëm me përkujdesjen ndaj fëmijës.
Ndaj Bekteshit kishin paraqitur kallëzim Penal ish-prokurori Bujar Hoti dhe shoqata “Për Drejtësi” ku i kërkuan kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin në lidhje me një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me lekë në dorë.
Dy vite më pas, në 2009 është marrë një kredi në bankë NBG-Durrës, për blerje apartamenti, në shumën 54 mijë euro ndërkohë që në dokumentacion, kuptohet se kredia është marrë për blerjen e apartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.
Në lidhje me këtë pronë, në dosjen kallëzuese thuhet se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje të apartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009.
Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brenda një afati 5 vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.
Gjithashtu në dy kallëzimet theksohet më tej se këto të dhëna, nuk janë pasqyruar saktë nga Brunilda Bekteshi, në deklarimin e pasurisë gjatë fillimit të detyrës si komisionere në vitin 2017, fakt ky i evidentuar edhe nga SPAK.
Por çuditërisht prokurori, Dritan Prençi, në vendimarjen e tij të fundit thotë se edhe pse ka pasaktësi në mosdeklaim duke pasur fshehjen e pasurisë, edhe nuk ka vepër penale të kryer nga “sulltaneshë Hyremi” e Stambollit.
Pritet që në gjykatën e posaçme SPAK, të zhvillohet nga një gjyqtar i vetëm seanca për shqyrtimin e kërkesës së pushimit të hetimeve nga SPAK ndaj Brunilda Bekteshit./Pamfleti