E rëndë në Tiranë, vritet 29-vjeçari pas një konflikti të çastit

Pa Kategori

Publikuar: 14/12/2021

E rëndë në Tiranë, vritet 29-vjeçari pas një konflikti të çastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një 29-vjeçar është vrarë pas një konflikti çasti me një person të paidentifikuar.

I riu është qëlluar me armë zjarri ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

Informacion paraprak

Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.