Një foshnje tre muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit.
Ka qenë nëna 31-vjeçare ajo që ka njoftuar policinë lokale se fëmija i kishte ndërruar jetë në banesën ku jetonin.
Pas veprimeve të para, dyshimet se janë se foshnja mund të ketë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga ajri i thatë që është krijuar në dhomë.
Ky dyshim forcohet nga fakti se në shtëpi janë gjetur të ndezura ngrohëse me korrent për ti bërë ballë të ftohtit që ka përfshirë verilindjen.
Një tjetër dyshim për vdekjen e foshnjes është ai për shkak të kequshqyerjes nga 31-vjeçarja, e cila sipas burimeve po vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Por do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të zbardhë shkaqet që i morën jetën foshnjes tre muajshe.
Nëna 31-vjeçare e foshnjes në qytetin e Krumës, është e njohur si person me probleme të shëndetit mendor dhe pa përkrahje.
Sipas burimeve, ajo shpesh herë ka kaluar gjendje të rënduar psikologjike dhe ka qenë e shtruar disa herë në Psikiatrinë e Shkodrës.
Për shkak të problemeve shëndetësore të 31-vjeçares, të afërm të saj mësohet se kishin kërkuar dërgimin e foshnjes në jetimore, por për arsye që mbeten të paqarta kjo nuk ishte bërë.
Policia e Kukësit thotë se vijojnë hetimet për ngjarjen tragjike.