Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 88-vjeçari

Pa Kategori

Publikuar: 14/12/2021

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 88-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së martës në kryeqytet. Bëhet e ditur se rreth orës 10:25, tek Brryli pranë Iranianit një motor ka aksidentuar një të moshuar. Për pasojë 88-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.