Prapaskena

Mafia e kredive / Familja e dy ‘Sudeve’ Olsi Ibro dhe Arben Meskuti vijon zhvatjen, prokuroria ‘fle’ mbi dosjen penale të Ministrisë së Drejtësisë

Publikuar: 02/12/2021

Klani familjar dhe mafioz i dyshes Olsi Ibro dhe Arben Meskuti vijon grabitjen e mijërave familjeve me kreditë e këqija edhe pse Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar dosjen penale më voluminoze në Prokurori me mbi 5 mijë shqiptarë të zhvatur dhe të mashtruar. Si funksion mafia STAR në Tiranë e klanit familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuber

Në Tiranë ushtron prej 7 vitesh aktivitetin me natyrë mafioze, grabiqare, zhvatëse dhe okulte një klan famëkeq familjar, nën drejtimin Olsi Ibro dhe Arben Meskuti, të cilët njihen ndryshe si ‘dy Sudet’ apo edhe si “Ujku i Wall Street-it” simbolin e mashtrimit në SHBA, i kthyer në film.

Dy Sudet në fakt kanë ardhur nga SHBA, duke ngritur në mes të Tiranës, sipas Ministrisë së Drejtësisë, një qendër të madhe dhe të sofistikuar mashtrimi dhe grabitje në fushën e mbledhjes së kredive të këqija.

Ata veprojnë nën hundën e policisë, prokurorisë, shërbimeve informative, pastrimit të parave dhe SPAK.

Qendra e Biznesit e dyshes quhet STAR, simbol i yjeve të abuzimit dhe zhvatjes së të pafuslqishmëve që nuk paguajnë dot këstet e krdeive në bankat e nivelit të dytë.

Qendra ushtron aktivitetin disa metra larg Ministrisë së Drejtësisë, në ish-godinën e gazetë “Zëri i Popullit”.

Olsi Ibro dhe Arben Meskuti kanë krijuar një rrjet kompanish si Consulting Company, Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max. Grupi i kompanive kontrollohen nga klani familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuberi.

Aktiviteti mafioz i klanit familar në mbledhjen e kredive të këqija është i njohur nga Shërbimi Informativ Shtetëror, strukturat e policisë, shërbime të tjera dhe nga Ministria e Drejtësisë.

Skandali konsiston në mosveprimin e prokurorisë dhe policisë, organe të cilat në një farë mënyre po mbështesin dy Sudet.

Në shkurt të vitit 2020, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një nga dosjet penale më voluminoze në historinë e pluralizmit në Shqipëri, ku vetëm lista e të mashtruar nga mafia ‘STAR’ është me rreth 5 mijë qytetarë.

Ministria e Drejtësisë i kërkoi me urgjencë prokurorisë të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur të gjithë anëtarët e klanit STAR për veprat penale të “Mashtrimit të shimfishtë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore” për gjithë zinxhirin e krijuar brenda “Qendrës së Biznesit STAR”. Në dosjen e Ministrisë së Drejtësisë faktohet aktiviteti kriminal i dy Sudeve.

Qindra denoncime dhe kallëzime të tjera janë bërë për klanin STAR.

Edhe pse po kalojnë gati dy vite, nuk është marrë asnjë masë. Dy Sudet Olsi Ibro dhe Arben Meskuti vijojnë aktivitetin kriminal tashmë në përmasa të frikshme, duke shtrëngur qytetarët, me veprime, sekustrime dhe bllokim arbitrar të llogarive bankare, duke marrë atribute të gjykatës.

Do të duhet që SPAK të nisë një hetim historik për mafien STAR dhe për prokurorët që flenë prej dy vitesh mbi kallëzimin e Ministrinë e Drejtësisë.

Po si funksionin klani familjar STAR? Ku konsiston skema e mashtrimit?

Si i përdhos klani ligjet e shtetit shqiptar, për të rrjepur mijëra familje të varfëra?

Si i merr klani atributet e organeve shtetërore?

Pse klani i ka shpëtuar deri më sot arrestimit dhe konfiskimit të qendrës? Detajet në vijim. / Pamfleti



Më të lexuarat