Familjarët e 8-vjeçarit kanë protestuar ditën e sotme në Vlorë, ku kanë kërkuar drejtësi për të miturin që u vra më 16-nëntor nga Klodian Çalamani.
Familjarët kërkojnë që dikush të futet në ambientet e burgut ku po mbahet 38-vjeçari, dhe ta pyesin se përse vrau Mateon.
Gjithashtu akuzojnë shtetin se i ka mashtruar dhe e kanë mësuar me vonese se Klodian Çalamani ishte në Vlorë dhe jo në Fier.
Institucionet nuk kanë marrë masa as për asistencë psikologjike për familjarët dhe kërkojmë drejtësi përsa i përket Mateos. Duam që ai të flasë të tregojë çdo detaj sepse janë publikuar shumë lajme, ndërkohë që jemi prekur dhe po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Në media dalin shumë lajme që nuk janë etike. Kështu që ne kërkojmë drejtësinë që të flasë qoftë dhe dikush të futet me incizim dhe të tregojë gjithçka që ka ndodhur.”
Halla e të miturit kërkon që institucionet të kujdesen edhe për familjarët të cilët janë po përjetojnë momente të vështira.
“Institucionet të marrin masa për këtë familje që mos të arrij në një degradim më të madh. Do vazhdojmë deri të në fund. Nuk e kuptoj arsyen se pse ai rri në mbrojtjen. Kërkojmë përgjigje nga të gjithë institucionet.”
Ndërsa nëna e të miturit kërkon që autori të varet.
Unë dua varje, të dalë të më thotë arsyen. Çfarë të donte të më kërkonte vetëm të mos ma vriste. Unë varje dua. Nuk kemi pasur konflikte,e kam ndihmuar, I kam dhënë për të ngrënë. Na mashtruan nuk e sollën në Vlorë. “- shprehet ajo.