Prapaskena

Shpalli ‘non grata’ Yuri Kim-in në zyrën e tij, Mero Baze ironizon Berishën: Ka reciprocitet këtu, s’bën shaka burri i botës

Publikuar: 21/11/2021

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha në takimin e tij me gratë demokrate dhe të Forumit të gruas, ku tha se do të shpallte ‘non Grata’ Yuri Kim, për deklaratën e saj për “barin”, është komentuar me ironi nga analisti dhe botuesi, Mero Baze.

“Ka reciprocitet këtu s’bën shaka burri i botës”, shkruan ndër të tjera Mero Baze.

Berisha paska “ndëshkuar” ambasadoren Yuri Kim duke e shpallur “Non grata” në zyrën e tij në PD, derisa ajo tu kërkojë ndjesë demokratëve për atë që i ka bërë SHBA familjes Berisha. Ky mund të jetë dhe i vetmi premtim i mbajtur i “Foltores”. Siç duket ambasadorja do ik nga detyra dhe ndoshta dhe nga kjo botë, pa shkelur kurrë në zyrën e tij. “Foltorja” më në fund u betua që do tia mbyll derën SHBA. Ka reciprocitet këtu s’bën shaka burri i botës”, ironizon Baze.

 



Më të lexuarat