Sali Berisha ka vendosur të shpallën ‘non grata’ ambasadoren amerikane Yuri Kim brenda zyrës së tij. Ky vendim duket befasues dhe i çuditshëm pasi Shetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Berishën dhe familjen e tij që në 19 maj 2021.
Edhe ambasadorja Kim ka deklaruar ndërprerjen e çdo bashkëpunimi me Berishën.
Në ‘Foltoren’ e radhës në Tiranë me gratë e vajzat demokrate, Berisha tha se që të shkelë në zyrë, Kim ‘duhet t’i kërkojë fillimisht demokratëve falje për ‘barin”, referuar deklaratës së saj pas shpalljes së ish-kryeministrit ‘non grata’, teksa kërkoi distancimin e PD-së nga e kaluara duke thënë se ‘një parti nuk mund të hajë barë për hir të një deputeti’
“Dy fjalë duhet t’i them zonjës Ambasadore, e cila më shumë se interesat e vendit të saj, mbron politikat e Georg Soros.
Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, duke shkelmuar kushtetutën e saj, nuk do t’i jap dorën.
Dera e Berishës si kryetar PD apo kryeministër, do jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin apo ambasadoren e PD me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarëdo funksioni të jetë, nuk do shkelë kurrë pa ju kërkuar ju të falur për barin që ju serviri.
Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, por ata që kemi përmbysur diktatorin që i ofronte shqiptarëve bar. Në zyrën tim e nuk do shkelësh kurrë pa i kërkuar falje demokratëve shqiptar“, tha Berisha, duke iu përgjigj deklaratës së Kim disa ditë më parë, e cila tha se nëse Berisha rikthehet në krye të PD-së, do të ndërpresin çdo marrëdhënie me këtë parti.