Dega e PD-së në Sarandë shkarkon nga detyra sekretaren e saj, Matilda Qurku.
Shkarkimi i saj vjen një javë pasi doli hapur në mbështetje të ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dega e PD në qytetin bregdetar në një deklaratë për mediat e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Qurku është dorëhequr që në maj të këtij viti dhe në mbledhjen e sotme është pranuar kjo dorëheqje dhe janë marrë katër propozime për zëvendësimin e saj.
Por vetë Matilda Qurku ka deklaruar se Kryesia ka mbajtur sot një mbledhje ku është vendosur shkarkimi i saj pa qenë prezent.