Edhe pse duhet të ishte një monument i traditës, disa dogma të Kanunit kanë mbetur ende gjallë, duke shkaktuar plagë sociale. Kështu thotë Pjetër Gjoka, i cili prej 30 vitesh ushtron misionin si pajtues gjaqesh. Duke folur specifikisht për Lezhën, ai tha se zakonisht historitë e gjakmarrjes janë të importuara nga zonat verilindore.
“Lezha është e preferuar për banim dhe ka vërshim të zonës verilindore drejt qytetit të Lezhës. Kanë ndodh vrasje ne na e shton këtë problem këta që vijnë që vijnë fill sa ndodh gjëma atje ku ndodh nga Dibra, Malësia e Madhe e shohin Lezhën si strehe, ajo që është t’u çudit kemi 3 raste vijnë të dyja palët i ngujuari dhe familja e vrasësit dy palët këtu, është problem ngujimit rrinë fshehur përpiqemi të ndërmjetësojmë me besë dhe cak”, tregon ai.
Aktualisht janë 35 familje të ngujuara në qarkun e Lezhës, për shkak të frikës nga gjakmarrja. Gjoka përmend 4 raste specifike, ku personat që kanë kryer krimin, pas vuajtjes së dënimit qëndrojnë të ngujuar bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.
“Kemi 4 familje në Shkëmb të Kuq, Grykë Zezë, një Lezhë në qytet në lagjen ish-SMT këto 4 raste kemi 4 doracët, familje të ngujuara dhe vetë doraci, i kemi të 4 brenda sot, ç’të them pa besë pa nor”. Në gjithë qarkun janë 35 familje të ngujuara këto të 4 që përmendura janë të ngujuara egër kemi një kontingjent që marrin besë me cak për 6 apo 3 muaj, kemi filluar me hap pak dritë jeshile, por këto 4 që përmenda janë të ngujuar në mënyrën më klasike. Ka dy vite që kemi nxjerr fëmijët nga ngujimi, nuk ka fëmijë të ngujuar në Lezhë”, tregon ai.
Aktualisht janë 35 familje të ngujuara në qarkun e Lezhës, për shkak të frikës nga gjakmarrja. Gjoka përmend 4 raste specifike, ku personat që kanë kryer krimin, pas vuajtjes së dënimit qëndrojnë të ngujuar bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.
“Si shkaqe të këtyre krimeve janë varfëria dhe gjendja ekonomike e dobët. Ndërsa një tjetër shkak po kaq kryesor janë rreth 60 për qind të gjitha krimeve ndodhin në qarkun e Lezhës ndodhin për pronën, sepse çështja e pronës është kaos i vërtete”, shprehet Gjoka.
Pjetër Gjoka shprehet se në 30 vite punë ka arritur të pajtojë dhe të nxjerrë nga konflikti 16 familje.