Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, merr flakë tubi i aspirimit

Pa Kategori

Publikuar: 19/11/2021

Zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, merr flakë tubi i aspirimit

Një zjarr ka rënë në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Vlorë. Paraprakisht mësohet se ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë është mbushur me tym pavioni.

Sipas informacioneve nga policia, zjarri ka rënë rreth orës 13:20 dhe si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit