Zbardhet vlerësimi paraprak për Çalamanin: S’ka probleme të shëndetit mendor, Flet me gjakftohtësi për krimin

Pa Kategori

Publikuar: 19/11/2021

Zbardhet vlerësimi paraprak për Çalamanin: S’ka probleme të shëndetit mendor, Flet me gjakftohtësi për krimin

Zbardhet vlerësimi paraprak i gjendjes shëndetësore të Klodian Çalamanit. Mësohet se 38 vjeçari që vrau djalin e fqinjit vetëm 8 vjeç “Nuk ka probleme të shëndetit mendor”.

Klodian Çalamani iu nënshtrua ekzaminimit psikologjik pas dërgimit në paraburgimin e Vlorës.

Mësohet se ka shfaqur pendesë për vrasjen e 8 vjeçarit, por burimet thonë se ka folur me gjakftohtësi.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8 vjecarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës.

38 vjeçari u transferua gjatë natës, për të qenë më i mbrojtur nga një sulm i mundshëm i familjarëve të fëmijës së vrarë ose personave të tjerë në paraburgimin e Fierit

Edhe në Vlorë, ai mbahet nën masa të rrepta sigurie

Të enjten, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 38 vjeçarin mes tensioneve dhe përplasjeve, pasi familjarët e 8 vjeçarit hynë me forcë në institucion duke kërkuar dënim me varje.

Paralelisht ata nisën një fushatë të mbledhjes së firmave të nevojshme për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

Peticioni deri më tani ka nisur të firmoset në 5 qytete dhe sipas burimeve janë dhënë rreth 5 mijë firma.

Më 16 nëntor Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi 8 vjeçarin Mateo Vasiu në oborrin e banesës në Greçalli të Fierit, e cila vijon të ruhet nga policia si skenë krimi