E rëndë në Vlorë, pritet me xham duke luajtur, humb jetën 3-vjeçari

Pa Kategori

Publikuar: 19/11/2021

E rëndë në Vlorë, pritet me xham duke luajtur, humb jetën 3-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një fëmijë në moshën 3-vjeçare ka humbur jetën.

Burime për Prapaskena bëjnë me dije se i mituri teksa po luante është prerë me xham teksa po vraponte, e si pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se ai është transportuar në spitalin e Vlorës por nuk ka mundur të shpëtojë, pasi ka humbur shumë gjak.