Urrejtja e natyrshme popullore për vrasësin e Mateos së vogël po vlon. Krimi makabër ka lënduar zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur dhe me emrin e artit si Noizy, ka publikuar foton e Klodian çalamanit. Ai u bën thirrje të dënuarëve që “ta kenë parasysh” vetë vrasësin e Mateos kur ta shikojnë në ambientet e burgut.
Një ditë më parë, reperi kërkoi dënimin me pushkatim.
“Kjo foto është për të gjithë çunat me vlerë dhe sedër që janë nëpër burgjet e Shqipërisë. Kur ta shihni ta keni parasysh vetë…kini kujdes o çuna aty brenda se ky është i fortë, ka vrarë një fëmijë 8-vjeçar”, ka shkruar Noizy.