Prapaskena

Ndahet nga jeta Fadil Kraja, një nga penat me të ndritura të dramaturgjisë

Publikuar: 18/11/2021

Është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorsi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.

Lajmi i hidhur është njoftuar nga Teatri “Migjeni”, që i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve!

“I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!U prehsh në paqe Fadil Kraja!”

Kush ishte Fadil Kraja

Fadil Kraja është dramaturg dhe letrar i shquar kombëtar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në kete te fundit kontribuon prej 60 vjetesh.

Veprat e tij jane luajtur e vazhdojne te luhen nga trupat teatrale te Kosoves, por edhe te Diaspores e te qyteteve te ndryshme ne Shqiperi.

Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë.

Fadil Kraja është fitues i dhjetra çmimeve letrare e sidomos në dramaturgji.

Ai është Laureat i Çmimit të Republikës. Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me rastin e 70 vjetorit të themelimit të trupës profesioniste të Teatrit “Migjeni” në Shkodër, e dekoroi shkrimtarin dhe dramaturgun Fadil Kraja me Urdhrin e Kaloresit te Flamurit.

Disa nga veprat e Krajës

“Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here
“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”
“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”
“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”
“Çështje familjare”
“Njerëz të ditëve tona”
“Mos më shkim hisen e diellit”
“Jorgani”
“Ditari i një mësuesi”
“Dopio gjashta”,
“Dy jetë”
“Midis dy dhimbjeve”
“Surpriza”
“Martesë me internet”
“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.



Më të lexuarat