Skandal/ Edi Rama i jep grabitqarit Sokol Meqemeja 2 mijë m2 tokë publike në Tiranë për pallate, në skenë Ilir Merja. Investimi me para të pista?

Pa Kategori

Publikuar: 17/11/2021

Skandal/ Edi Rama i jep grabitqarit Sokol Meqemeja 2 mijë m2 tokë publike në Tiranë për pallate, në skenë Ilir Merja. Investimi me para të pista?

Edi Rama, përmes vendimeve korruptive dhe klienteliste të qeverisë, vijon të kalojë pronat publike në Tiranë në pronësi të oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, për të ndërtuar më pas kulla me para të dyshimta.

Vitet e fundit, klientë të qeverisë, biznesmenë të dyshimtë dhe bosë të drogës, lobojnë me sekserë tek qeveria e Edi Ramës dhe korruptojnë segmente të caktuara, për të vënë në lëvizje qeverinë që t’u shesë me vlerë qesharake prona publike në Tiranë. Në të njëjtën kohë ata lobojnë dhe paguajnë Erion Veliajn për të marrë leje ndërtimi, dhe kështu fitimi i tyre është 30-fish.

Me vendim Nr. 672, datë 10.11.2021, Edi Rama ka firmosur shitjen e 2137 m2 tokë publike në Tiranë me vlerë 143 milionë lekë.

Pronën e ka blerë kompania e ndërtimit “Building Construction”, me nipt: L11401034P. Në letra, pronar i kësaj kompania është Ilir Merja dhe administrator Imer Memeta. Por, pas kësaj kompanie fshihet Sokol Meqemeja, bosi i mishit dhe pulave të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, një nga grabitqarët e pasurive publike, bashkë me aligatorin e korrupsionit në Shqipëri, Ridvan Boden.

Në 24 gusht të vitit 2014, Sokol Meqemeja ia dhuroi aksionet e kompanisë Ilir Merjas, duke e kontrolluar kompaninë përmes këtij të fundit, pasi Meqemeja ishte ekspozuar shumë me mafien e mishit të “Fast Food”, koncesioneve të HEC-ve dhe aktiviteteve të dyshimta në disa kapanone buzë rrugës Hotolisht-Librazhd.
Po mbi çfarë kriteresh është përzgjedhur kompania e grabitqarit Sokol Meqemeja për të marrë 2 mijë metra katrorë tokë në Tiranë?

Ku i mori paratë kompanie e falimentuar për të blerë tokën?

“Building Construction” ka një kapital prej 100 milionë lekësh, ndërsa humbjet vjetore të saj arrijnë deri në 400 mijë euro. Pra, kemi të bëjmë me një kompani të falimentuar. Nga ana tjetër, ku i merr paratë kompania e “Building Construction” për të paguar taksën e lejes së ndërtimit dhe koston e ndërtimit të pallateve?! A do të pastrohen paratë e drogës në këtë investim të dyshimtë?

Këto janë disa nga arsyet se pse SPAK, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, shërbimet informative, KLSH dhe organet e tjera ligjzbatuese duhet të hetojnë fenomenin e grabitjes së pronave publike në Tiranë me  vendime qeverie, mbi të cilat  më pas  ngrihen kulla, në shumicën  e rasteve  me para droge dhe prostitucioni. Në vijim detaje për të shkuarën e Sokol Meqemeja dhe Ilir Merja, lidhjet mes tyre, aktivitetet e dyshimta, sekserët dhe lëvizjen e parave./Pamfleti