Detaje të reja kanë dalë në dritë për një prej viktimave të atentatit të djeshem në Tiranë. Mësohet se Erigers Mihasi, dyshohet për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e cila u regjistrua disa javë më parë në Laç. Mihasi po përgjohej nga Prokuroria, por ndaj tij, nuk kishte ende një akuzë zyrtare.
Sakaq, kujtojmë se i vdekur nga atentati mbeti dhe Armando Dumani. Të dy viktimat njiheshin si persona me precedentë të mëparshëm penal. Mihasi, krahas akuzohej se ka grabitur nën kërcënimin e armës banesën e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, ndërsa po ashtu, dyshohej se ishte bashkëpunëtor në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”.