Atentati në Astir/ Ekzekutuesit kishin llogaritur çdo gjë, makina rezulton e vjedhur në Greqi, ndërsa në Tiranë më 2 korrik, grabitën…

Pa Kategori

Publikuar: 14/11/2021

Atentati në Astir/ Ekzekutuesit kishin llogaritur çdo gjë, makina rezulton e vjedhur në Greqi, ndërsa në Tiranë më 2 korrik, grabitën…

Atentati i bërë mbrëmjen e djeshme në Astir ku shënjestra ishte Erigers Mihasi i cili mbeti I vdekur bashkë me shokun e tij që e shoqëronte në makinë, Armando Dumanin, ka nxjerrë në dritë detaje të reja.

Sipas informacioneve të siguruara bëhet me dije se automjeti tip “Toyota” që u gjet I djegur në Thumanë, u përket autorëve të dyshuar dhe se këta të fundit e kishin vjedhur më parë në Greqi.

Po ashtu edhe target e automjetit rezultojnë të vjedhura në Tiranë në datën 2 korrik. Mendohet se ky ka qenë një atentat i mirëorganizuar ku kanë marrë pjesë në total 6 persona, 3 prej tyre kanë qenë në makinën që u gjet e djegur dhe 3 të tjerë kanë ndjekur shënjestrën vazhdimisht në lëvizjet që ka bërë.