Prapaskena

Rezart Taçi e thotë troç: Ridvan Bode më vendoste gjoba çdo 2-3 muaj me vlerë 30 milionë euro kur ishte ministër

Publikuar: 12/11/2021

SPAK ka shpallur ditën e sotme në kërkim ndërkombëtar biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash me mafien italiane. Taçi ka reaguar nga vendi ku është fshehur, duke mohuar akuzat.

Por Taçi ka bërë një akuzë të rëndë teksa ka thënë se Ridvan Bode, kur ishte ministêr Financash, i vendoste gjobë çdo 3 muaj me vlerë 30 milionë euro.

Biseda:

Elton Qyno: Nga cili vend flisni aktualisht?

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregull dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Qyno: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Karriqi: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Karriqi: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Karriqi: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.



Më të lexuarat