Protesta e fermerëve në Lushnje, Policia nis shoqërimet pas përplasjeve të dhunshme, 15 persona në komisariat

Pa Kategori

Publikuar: 12/11/2021

Protesta e fermerëve në Lushnje, Policia nis shoqërimet pas përplasjeve të dhunshme, 15 persona në komisariat

Mbi 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes pas protestës së fermerëve që u zhvillua paraditen e sotme pranë kthesës së Plugut.

Në mesin e të shoqëruarve është dhe kreu i sindikatës së fermerëve Eduard Sharka, me pretendimin e tubimit të paligjshëm dhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Gjatë paradites së sotme qindra fermerë dolën në protestë për shkak të pakënaqësive të tyre në lidhje me paketën fiskale të vitit të ardhshëm, ku u përplasën dhunshëm dhe me policinë, për shkak të bllokimit të aksit kryesor që lidh Tiranën me jugun e vendit.

Ata i lanë kohë dy ditë qeverisë që të reflektojë në lidhje me kërkesat e tyre, në të kundërt aya do të dalin sërish në protestë, këtë herë duke bllokuar pa afat qarkullimin e mjeteve.

Në shenjë sensibilizimi me fermerët e arrestuar, dhjetra të tjerë janë grumbulluar në ambientet jashtë komisariatit, dhe presin lirimin e kolegëve të tyre.