Dosja/ Çifti Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj marrin tendera pa plotësuar kriteret, 300 kontrata me vlerë 80 milionë USD në shëndetësi

Pa Kategori

Publikuar: 12/11/2021

Dosja/ Çifti Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj marrin tendera pa plotësuar kriteret, 300 kontrata me vlerë 80 milionë USD në shëndetësi

Dhjetëra miliona euro nga paratë e shqiptarëve me tendera korruptivë, pa plotësuar kriteret, me tendera sekretë, pa garë fare ose me garë formale, të përcaktuar dhe me pazar në tavolinë, kanë shkuar në xhepat e çiftit Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, pronarë të kompanisë farmaceutike OES Distrimed, me nipt: K31520054N. Vetëm gjatë viteve të fundit, çifti i tenderave korruptivë në shëndetësi ka marrë rreth 300 tendera me vlerë afër 80 milionë USD, gati sa njëri nga tre koncesionet mafioze të Ilir Beqjas. Për të kanalizuar këto para në llogaritë e çiftit të oligarkisë dhe klientelizimit kanë punuar një grup punonjësish, duke bërë letrat dhe duke zbatuar një nga skemat më të frikshme të korrupsionit në shëndetësi.Nga një dosje që ne disponojmë dhe që do ta publikojmë para se të vihet në lëvizje SPAK, rezulton se kompania e OES Distrimed e Orjada Jahos dhe Ermal Rizajt nuk plotëson kriteret e tenderave të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë dhe degët e saj. Megjithatë, në shkelje flagrante të ligjit dhe kritereve të vendosura, bandat e vlerësimit të ofertave, kanë shpallur fituese kompaninë e çiftit në fjalë. Faktet janë flagrante dhe shumë shpejt do të çojnë në qeli fillimisht anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, por sfida e SPAK është të mbërthejë kokat, të cilat kanë ndarë paratë e shqiptarëve dhe kanë përdorur KVO-të për të bërë letrat, sigurisht duke u dhënë pjesën e tyre.

Dosja e 300 tenderave përmban raste flagrante të anashkalimit të kritereve duke shpallur fituese kompaninë OES Distrimed, falsifikim dokumentesh, paracaktim të operatorit fitues, abuzime skandaloze me çmimet etj. Për shembull, Ministria e Shëndetësisë, paguan çiftin Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj për kitet mjekësore për të testuar qytetarët për koronavirusin, me çmim shumë herë më shumë se çmimi real. Paratë kalojnë në llogari dhe ndahen sipas rolit në skemën e vjedhjes së djersës dhe mundit të shqiptarëve.

Në vijim detaje nga skema e vjedhjes, tenderat dhe shkeljet me pasoja penale për secilin prej tyre!/Pamfleti