U arrstua si sot një vit më parë, sekuestrohet pasuria miliona euro e Dritan Betit

Pa Kategori

Publikuar: 11/11/2021

U arrstua si sot një vit më parë, sekuestrohet pasuria miliona euro e Dritan Betit

Sekuestrohet pasuria disa miliona euro e Dritan Betit dhe personave të lidhur me të.

Dritan Beti u arrestua në Tiranë një vit më parë, 11 Nentor 2020, pasi Italia e kishte dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Pasuria e tij kap vlerën e miliona eurove. Mësohet se janë sekuestruar pasuri të luajtshme e të paluajtshme, makina e apartamente.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë tre apartamente, një sipërfaqe truall, një Bar-Kafe dhe një palestër.