Prapaskena

Policia bllokon makinën e dyshimtë në Shkodër, sekuestrohen 4 radio policie dhe tre thika

Publikuar: 11/11/2021

Një makinë e dyshimtë është bllokuar nga policia mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë” në Shkodër. Gjatë kontrollit janë gjetur katër radio policie dhe 3 thika.

Policia ka vënë nën hetim në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit A.K. 36-vjeç, banues në Golem të Shkodrës. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 radio si ato që përdor Policia, 3 mjete prerëse (thika) dhe fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”,njofton policia.



Më të lexuarat