Makina përplaset me patrullën e policisë në Lezhë, lëndohet efektivi

Pa Kategori

Publikuar: 11/11/2021

Makina përplaset me patrullën e policisë në Lezhë, lëndohet efektivi

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut, një makinë është përplasur me patrullën e policisë rrugore dhe si pasojë është lënduar efektivi.

“Automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T“, thotë policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë se ky është aksidenti i katërt i ndodhur ditën e sotme në vendin tonë.