“Nxori të palarat” e Vangjush Dakos, shkarkohet djali i Spartak Brahos si nënkryetar i Bashkisë Durrës

Pa Kategori

Publikuar: 10/11/2021

“Nxori të palarat” e Vangjush Dakos, shkarkohet djali i Spartak Brahos si nënkryetar i Bashkisë Durrës
Ditët e fundit në media qarkulloi një mesazh i brendshëm në celular, ku Braho hidhte akuza ndaj Vangjush Dakos për diktim të tenderave në Bashkinë Durrës dhe menaxhim te interesave te lidhura me grupet kriminale.
Kaq ka mjaftuar që ai të shkarkohet nga detyra. Arbër Braho është djali i Spartak Brahos, ish deputet i LSI dhe më pas i PS-së.