Berisha dorëzon 4200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD: Synoj të rikthehem si kryeministër i Shqipërisë

Pa Kategori

Publikuar: 10/11/2021

Berisha dorëzon 4200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD: Synoj të rikthehem si kryeministër i Shqipërisë

31 vite në politikën shqiptare, 5 vite President Republike, 8 të tjera Kryeministër, 8 vite kryetar i opozitës, 8 të tjera si ‘hije’ e Lulzim Bashën, nuk i kanë mjaftuar Sali Berishës, i cili edhe sot në moshën 77 vjeçare dhe i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA kërkon që të vijë sërish në pushtet.

U deshën 16 ‘Foltore’ që Sali Berisha të thotë hapur se synon që të rikthehet si kryeministri i vendit. Ai dorëzoi sot Këshillit Kombëtar dhe kryetarit të saj Edi Palokës 4200 firmat, nga 1800 që ishin të nevojshme, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së me 11 dhjetor.

“Kam kënaqësinë që të paraqes para jush drejtoren e komunikimn e kësaj nisme historike që ka si synim për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipërisë. Kemi si synim fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Sot kemi sjellë 4200 firma nga 1800 që është detyrimi statutor për të thirrë këtë Kuvendin, formularët do të dorëzohen të kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Peng-kryetari nuk ka mbledhur akoma kryesinë e Partisë, ai ka frikë ka tmerr“, tha Berisha.