Çami me shtetësi izraelite Artur Dojaka mashtron bankat me kredi miliona euro, ish ortak me Idrizin dhe aleat me Ilir Metën

Pa Kategori

Publikuar: 09/11/2021

Çami me shtetësi izraelite Artur Dojaka mashtron bankat me kredi miliona euro, ish ortak me Idrizin dhe aleat me Ilir Metën

Një biznesmeno-politikan, me origjinë çame, kombësi shqiptare dhe shtetësi izraelite, është kthyer në njeriun preferencial, të konçesioneve për mbarështimin e ullinjve dhe fidanëve të tjerë frutorë. 

Ky poli-personazh quhet, Artur Dojaka, i biri i Harunit, që fillimisht u bë themelues i Aleancës Popullore me shpresën se do “puthte” ndonjë votë çame, në kuadër të atdhëtarisë dhe blerjes me kos e djathë nga kompania e tij e bulmetit “Natyral Farm”. Dojaka ishte në të njëjtën kohë edhe aleat i Shpëtim Idrizit, ish doganierit që ka lëvizur sipas pazarit sa në prehrin e Berishês, Ramës, Metës, sërish Ramës, Bashës dhe sot vegjeton në heshtje duke shijuar pallate e koncesione me kompanitë e kaluara në emër të miqve.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Artur Dojaka u hodh në prerin e ngrohtë të Ilir Metës, duke krijuar një marëveshje kualicioni me këtë të fundit, përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013.
Si me Metën dhe si pa Metën, çami i natyralizuar tashmë në izraelit nuk mundi të “thithë” asnjë votë nga elektorati i çamëve. Dojaka u përpelit të akuzojë publikisht se votat e partiçkës së tij ishin vjedhur nga partia e Shpëtim Idrizit, me të cilin nisi të shkëmbente akuza.

Por kjo nuk solli as suport, as rezultat në krijimin e një imazhi lideri të Dojakës, brenda partiçkës së tij.

Dojaka tashmë i është futur bizneseve konçesionare dhe biznesit të agro-kulturës, ku shpërndan e shet çdo ditë qumësht, kos e dhallë në rrugët e Tiranës, me formulën publicitare se ky produkt është 100 për qind bio natyral.

E teksa mburret në publik se konsumatorit i ofron një produkt bio, nga ana tjetër në karburantet e tij shet dhe naftë të përzier me virxhin, duke u prishtur pistonat makinave dhe mushkëritë njerzisë.
Njëherësh në këtë treg bulmeti, Dojaka është kthyer në një mashtrues i klientëve të tij, njësoj siç po mashtron bankat duke mos paguar kreditë.

Dojaka përpiqet t’u fshihet bankave, duke bërë manovra të ndryshme me qëllim mos pagimin e kësteve të kredive. Dojaka është një nga fituesit e parë të skemës së qeverisë Partneriteti Publik Privat, duke marrë konçesionin e kultivimit të ullinjve në fshatin Synej të Kavajës.

Bëhet fjalë për një konçesion që kompanitë “Agrotal 1” dhe “Agrotal 2” e kanë marrë për kultivimin e ullirit në një sipërfaqe prej 1000 hektarë tokë.

Por ajo që po mashtron Dojaka, në mënyrë të veçantë janë bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më konkretisht, ku ka lidhur në 2 shtator 2014 një kontratë kredie me vlerën financiare prej 420 milionë lekë.

Por ky nuk është rasti i vetëm pasi “Dojaka” nëpërmjet kompanisë së tij “AGROTAL 1” është përpjekur të mashtrojë dhe ti shmanget dhënies së tarifave kreditore edhe tek banka e nivelit të dytë “Intesa San Paolo Bank”, e lidhur me Arben Ahmetajn dhe Familjen Berisha.
Dojaka, kësaj banke i detyrohet t’i kthejë një shumë financiare prej 4 milionë e 981 mijë euro e marrë në formën e kredisë me tre kontrata të ndryshme të lidhura në datën 14 qershor të vitit 2017.

Për këtë shumë financiare banka në fjalë ka angazhuar një shoqëri përmbarimore private, me qëllim vjeljen e kësaj shume ose bllokimin e pasurive kapitale të Dojakës.

 Duke futur dhe shpenzimet përmbarimore në këtë sistem, Dojaka duhet të kthente dhe vlerën prej 3.411.445 lekë si tarifë përmbarimore.

Por me marifete gjyqësore dhe lidhje politike, e sekserë nëpër zyra avokatësh, Dojaka ka mundur t’i pezulloje veprimet ekzekutuese të përmbarimeve, duke çuar në përplasje të një pasnjëshme me bankat,

Nga ana tjetër Artur Dojaka, vijon të hapi kompani të reja për ndërtim, bulmet, karburante siç ka bërë me kompaninë “LM-OIL”.

Ky biznesmeno kontravers shqiptaro-izraelit, synon të përlajë “llokma” të tjera konçesionare në projektet e bujqësisë, por nga ana tjetër duket se ngre skema mashtruese me paratë e bankave. Në rrethet e biznesit, Dojaka ka nisur të quhet ‘Fazlliçi’ çam./Pamfleti