Tiranë/ I vihet tritol një servisi celularësh në Yzberisht, nga shpërthimi vetëm dëme materiale

Pa Kategori

Publikuar: 08/11/2021

Tiranë/ I vihet tritol një servisi celularësh në Yzberisht, nga shpërthimi vetëm dëme materiale

Një sasi tritoli, i vënë në derën e një servisi celularësh, ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Yzberisht, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Servisi ishte në pronësi të një personi me inicialet E.D, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.